Një dhunues serial në hierarkinë e grupit organizator të protestës në bulevard.
Kryeministri ka denoncuar një person me precedent penal si një prej udhëheqësve të protestës, në të njëjtën kohë, sipas Ramës, edhe një prej pengmarrësve të saj.
“Njihuni me kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”, shkruan Rama.
Sipas kryeministrit, ky person në 8 vite është hetuar thuajse çdo vit për rrahje, vjedhje apo plagosje.
I proceduar:
- 2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
- 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë
- 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
- 2017 – Rrahje në grup, Durrës
- 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi i automjeteve, pengim i IMT për prishjen e ndërtimit të paligjshëm, Vlorë
- 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
- 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
- 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë
