Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 3 korrikut në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.
Në fshatin Hotolisht, dyshohet se nga mali është shkëputur një gur dhe ka rënë mbi një automjet tip Benz.
Si pasojë, ka ndërruar jetë shoferi 42-vjeçar A.H. Rasti po hetohet.
Njoftimi i policisë:
Librazhd / Informacion paraprak
Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.
