Kryeministri Edi Rama përmes një postimi sot në 4 korrik 2026 ka kujtuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kreu i qeverisë deklaron se 4 Korriku, që është Pavarësia e Amerikës është edhe një ditë e veçantë për shqiptarët.
“Mirëmëngjes me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët”, shkruan Rama.
Ai thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten një vend me energji të bukur, që nuk e ka zbehur asnjë erë kundër SHBA-ve.
“Kjo ditë mbetet e veçantë për ne shqiptarët, pavarësisht erërave kundër, që historikisht kanë dashur të zbehin energjinë e bukur të këtij vendi. Ju uroj një fundjavë të mbarë”, nënvizon më tej Rama.
Statusi në rrjetet sociale i kryeministrit në këtë mëngjes duket edhe si një mesazh ndaj protestuesve.
