Një 42-vjeçar humbi jetën pasi një gur u shkëput nga mali dhe ra mbi automjetin që ai drejtonte në aksin Librazhd-Përrenjas.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në fshatin Hotolisht.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti tragjik.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.
