Ish-kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Edmond Spaho ka reaguar ashpër ndaj arbitrimit në ndeshjet e fundit të Botërorit, duke akuzuar FIFA-n për standarde të dyfishta, korrupsion dhe ndërhyrje në integritetin e garës.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai kritikoi edhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i institucionit.
Postimi i plotë:
Për të gjithë ata karafilë që ironizuan, shanë, rikujtuan “tradhtinë” që i paskam bërë PD dhe protestës së flamingove, u tallën që pasi e ndrita në politikë i qenkam kthyer futbollit, duke harruar që për tre vjet kam qenë President i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa mbrëmë reagova ndaj arbitrimit skandaloz të takimit Meksikë-Angli, që qartazi kishte objektiv largimin e Anglisë nga Botërori.
FIFA delenxheshë dhe pa karakter, e kryesuar nga eunuku Gianni Infantino, i kërkon ndjesë Anglisë, pas pilafit, se nxjerrja me karton të kuq e Jarred Quansah dhe penalltia dhënë kundër Harry Kane kanë qenë gabime të arbitrit.
Po sikur Anglia të ishte eliminuar sa do vlente kërkimi i faljes?
Përse mbahet si shef i arbitrave në FIFA Pierluigi Collina kur përzgjedh për takime kaq të rëndësishme arbitra të dorës së dytë e të tretë? Të paktën ai të kishte dhënë dorëheqje me kaq shumë skandale arbitrimi në këtë Botëror.
Collina nuk jep dorëheqje sepse merr urdhëra nga Giani Infantino.
Sot e gjithë bota e futbollit dënoi vendimin e FIFA për anullimin e kartonit të kuq të sulmuesit amerikan Balogun duke e akuzuar FIFA për shkatërrimin e integritetit të lojës së futbollit dhe ndërhyrje të politikës në të.
Po kështu, pas pilafit, FIFA paska urdhëruar një hetim për arbitrin Jalal Jayed për anullimin e golit të Gjermanisë në ndeshjen me Paraguajin. Kujt i vlen kjo sot? Mirë arbitri anonim u çmend, po VARI varin ku ishte, përse e thirri arbitrin?
Po eliminimi i turpshëm i Kroacisë, po goli i Iranit?
Peshku qelbet nga koka.
FIFA është një institucion tërësisht i korruptuar. Besoj është e qartë se i pari që duhet të qerohet për dëmet që po i shkakton futbollit, është sheiku Gianni Infantino.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedmond.spaho.2025%2Fposts%2Fpfbid029QYcbbEQCgPan8XxtAbv86VAid9wE81gEKavpjET1U3fm59qqQEWGH5FWsZPUhGel&show_text=true&width=500
