Egjipti u eliminua nga “Botërori 2026”, por le pas akuza të rënda që I shtohen një atmosfere aspak pozitive që rrethon turneut në javën e fundit. Humbja me përmbysje kundër Argjentinës është shoqëruar me një lumë polemikash nga egjiptianët, që flasin për një “kompeticion të trukuar”.
Për këtë, si fakte kanë vendimet e arbitrit francez Letexier, që interpretoi ndryshe dy ndërhyrje të njëjta. Në fillim anuloi golin e dytë të Egjiptit, ndërsa në fund e cilësoi të rregullt nisjen e aksionit në golin e tretë të Argjentinës, pavarësisht ndërhyrjes në dëm të Salah.
I pari që shprehu të gjithë frustimin ishte sulmuesi, Mostafa Ziko, autor i golit të anuruar dhe një tjetri të rregullt, që dhuroi dyfishimin e përkohshëm skuadrës së tij.
“Arbitri na ndalonte vazhdimisht në fushë dhe na detyronte të heshtnim. Kupa e Botës është e manipuluar. Gjithsesi, e uroj Argjentinën që u shpall sërish kampione. Nuk është e drejtë; është një padrejtësi e madhe” tha Ziko.
Por, më I ashpër ishte trajneri I Egjiptit, Hossam Hassan që shtoi dozat e akuzave.
“Ndoshta donin t’i mbanin kampionët e botës në turne? Ndoshta donin që Messi të qëndronte në garë? Në futboll, ndonjëherë ka faktorë të jashtëm në lojë përtej aspekteve teknike. Kampionët e botës kanë marrë mbështetje në çdo nivel. I thashë gjyqtarit se ajo që po ndodhte nuk ishte e drejtë.” u shpreh Hassan
Por nuk janë vetëm egjiptianët që akuzojnë arbitrin Letexier. Një nga emrat e mëdhenj të arbitrimit italian, Graziano Cezari, tashmë në rolin e moviolistit në “Mediaset” ka thënë se Letexier përdori dy standarte në dy situate të njëjta loje dhe se Egjipti ka të drejtë të ankohet.
