Kryeministri Rama, në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së zgjeruar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, përdori metaforën e “flamingove, sorrave dhe korbave” për të komentuar reagimet shoqërore dhe politike mbi protestën.
Rama u shpreh se flamingot nuk janë ata që japin gjithmonë të drejtën, por sipas tij, janë simbol i qytetarëve që i kujtojnë të drejtën për të kërkuar llogari ndaaj qeverisë.
Rama theksoi se flamingot përfaqësojnë njerëzit e krijimtarisë, punës dhe dijes, të cilët kërkojnë më shumë nga vendi dhe një rol më të madh në zhvillimin e tij.
Ndërsa, sipas tij, “sorrat dhe korbat” simbolizojnë dështakët politikë dhe mediatikë.
“Flamingo nuk është se kush na jep të drejtë gjithnjë, por kushdo që na kujton të drejtën që ka për të na kërkuar llogari. Flamingot janë revolta e brendshme paqësore e qytetarit, sorrat janë balta e përbaltjes dhe sharlatanizmit.
Flamingot janë kërkesa legjitime e llogarisë qytetare, korbat janë zjarri i urrejtjes ekstremiste. Flamingot janë njerëzit e krijimtarisë, punës dhe dijes, që kërkojnë më shumë nga ky vend dhe më shumë vend në zhvillimin e këtij vendi. Sorrat dhe korbat janë dështakëzemrakët politikë dhe mediatikë. Kemi njohur nga këta se kemi kontribuar për atë tufë. Flamingot kërkojnë provën e empatisë sonë, korbat kërkojnë gjak nga çdo provë e punës dhe e mundit tonë”, tha Rama.
