Shqipëria është e detyruar të zbatojë standardet europiane në infrastrukturë si një detyrim në kuadër të integrimit.
Në bazë të planit të publikuar në fletoren zyrtare parashikohet që infrastruktura rrugore e rrjetit kryesor duhet t’i plotësojë këto standarde brenda vitit 2030, ndërsa për segmentet e tjera afati është deri në 2040.
Detyrim për institucionet shqiptare është fakti që Rrugët duhet të jenë projektuar, ndërtuar ose përmirësuar posaçërisht për trafikun e mjeteve sipas standarteve europiane
Vëmendje kërkohet sidomos për uljen e mbingarkesës në rrugët ekzistuese, veçanërisht përmes menaxhimit inteligjent të trafikut.
Po ashtu një tjetër kërkesë e rëndësihme është edhe vendosja e infrastrukturës për karburantet alternative në rrjetin rrugor në përputhje me Rregulloren e BE.
Në strategji percaktohet që rrugët e rrjetit kryesor të mos kryqëzohen në nivel me asnjë rrugë tjetër, por të përdoren mbikalime ose nënkalimeve në akset që duhet të përmbushin standardin.
Kjo nismë ka në fokus që rrugët, hekurudhat, portet dhe aeroportet shqiptare të ndërtohen dhe funksionojnë sipas të njëjtave kërkesa si në BE, në mënyrë që transporti i njerëzve dhe mallrave të jetë më i shpejtë, më i sigurt dhe më i lidhur me Europën.
Përveç ndërtimit të rrugëve dhe hekurudhave, rregullat e reja kërkojnë edhe përmirësimin e porteve dhe aeroporteve, lidhjen më të mirë mes llojeve të ndryshme të transportit, përdorimin e karburanteve alternative dhe sistemeve moderne digjitale.
