Një kufomë e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë grykëderdhjes së lumit Seman, në Fier.
Ngjarja është raportuar rreth orës 12:00, kur Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është njoftuar për praninë e një trupi të pajetë në këtë zonë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për identifikimin e kufomës.
Ndërkohë, po kryhen verifikime edhe për një rast të raportuar të largimit nga banesa, me qëllim përcaktimin e identitetit të personit të gjetur.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
