Kontrolle në IEVP Durrës, gjenden 6 aparate celularë të godina B. Janë kapur në ambiente te përbashkëta.
Deri në këto momente nuk dihet se cilëve u përkasin.
Në godinën B, qëndron i paraburgosur kryebashkiaku Erion Veliaj, por sipas informacioneve nuk ka dyshime që ndonjëri nga celularët i përket atij.
Aparatet celularë janë sekuestruar në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale Durrës nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe do t’i nënshtrohen ekspertizës në laboratin digjital që disponon SPAK.
