Vizita e fundit e Sali Berishës në SHBA është shoqëruar me debate dhe akuza për manipulim të realitetit. Analisti Arben Meçe në “Tirana Live” në ABC News theksoi se takimi i propaganduar si një sukses i madh ishte thjesht një aktivitet i thjeshtë me mbështetësit e tij të ngushtë, ndërsa Berisha vazhdon të mbetet “non grata” në Amerikë.
Sipas tij, ftesa për këtë udhëtim i është bërë delegacionit të PD-së nga IDU-ja dhe jo vetë Berishës apo nga partia e Trump-it, siç pretendohet. Analisti nënvizoi se asnjë përpjekje lobuese nuk mund ta shpëtojë figurën e tij apo të mbulojë refuzimin e vazhdueshëm nga diaspora dhe institucionet amerikane.
“Vajtja e tij në Amerikë është një produkt i një investimit të jashtëzakonshëm i të gjitha klaneve. Janë disa gjëra që nuk mund të mbulohet. U bë një takim ku të parët që ishin në sallë, ishte linja e parë mediatike e Berishës. Sali Berisha vazhdon të jetë “non grata” në SHBA. Në sallë kishte vetëm të vetët.
Ajo sallë që u propagandua me madhështi jo vetëm nga Berisha, por edhe nga njerëz të tij, ama kur sheh vërtet sallën shikon që është një aktivitet i thjeshtë. Nuk mund të fyesh inteligjencën e njerëzve duke shpikur një realitet. Berisha në Amerikë në historiken e vet ka kërkuar të bëjë takim me diasporën, të gjitha i janë refuzuar. Ka një gjë shumë interesante, që lobistët nuk flasin asnjëherë për Berishën, por për PD.
Propaganda e Berishës në Shqipëri për një festë të bërë nga DASH, nuk është e vërtetë. Berisha është ftuar nga IDU, jo nga partia e Trump. Është ftuar delegacioni i PD, jo Berishës personalisht. Asgjë nuk e shpëton Berishën edhe sikur të shkojë në Amerikë.
Deri dje ishte ‘non grata’. Berisha ka obsesion. Duhet të nxjerrë ftesën. Duhet të zbardhet. Ambasada Amerikane duhet që t’i sqarojë disa gjëra. Çfarë është kjo propagandë?! Strategjia e Berishës është që ta bombardojë qytetarin me manipulim mediatik”, tha analisti Meçe.


