Avokati Idajet Beqiri thotë se padia e magjistratëve për ministrin e Financave, lidhur me ngërçin për pagat e tyre, është aventureske dhe e rrezikshme.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Beqiri u shpreh se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të jetë Kuvendi që do të përcaktojë pagat e gjyqtarëve.
Sipas Beqirit, kjo situatë po krijohet për destabilitet, teksa shtoi se pushteti gjyqësor po bëhet palë me opozitën.
“Është ngërç institucional, që tregon se institucionet në vend nuk funksionojnë, nuk i koordinojnë punët, nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Nër astin konkret, kemi të bëjmë me indeksimin e pagave dhe prokruroëve. Derisa nuk kuptohesh me qeverinë që ka buxhetin e shtetit, dhe ju keni mospajtime, e çoni çështjen në Gjykatën e Lartë, është çështja juaj. Si zgjidhet kjo çështje? Ky vendimi i Gjykatës Kushtetuese kthehet në titull ekzekutiv, apo qeveria nuk e zbaton dot, sepse buxheti i shtetit bëhet me ligj të posaçëm. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do shkojë në Kuvendin e Shqipërisë.
Pushteti gjyqësor nuk duhet të bëjë veprime aventureske. Kjo nuk është logjikë juridike, është logjikë antishtet. Është e rrezikshme kur e bën pushteti gjyqësor. Këta, derisa doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese, do presin ligjin, nuk do fusin njerëzit në konflikt. Kryeministri në rastin konkret, është konsultuar me juristë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do shkojë patjetër në parlament, parlamenti do vendosë me ligj të posaçëm.
Kjo është për të krijuar një lloj tollovie. Pushteti gjyqësor po bëhet palë me opozitën, me protestën. Kjo është e rrezikshme, antikombëtare dhe antishqiptare. Kur bëhet një padi, duhet të shkojë në gjykatë, hidhet shorti dhe e merr gjyqtari. Ne, në 17 shtator do vendoset me ligj. Pse duhet kjo padi, kur do zgjidhet çështja në 17 shtator? Vetëm për destabilitet. Ata që bënë padi, janë celula të opozitës së mbrapshtë. Janë plane që i interesojnë Greqisë dhe Serbisë. Zgjidhja e vetme është ligji që do nxjerrë parlamenti. Kjo që po bëhet është kundër interesave të Shqipërisë, theksoi ai.


