Ngërçi me pagat, sot mblidhen magjistratët në KLGJ

AKTUALITET


Ndërsa konflikti për pagat vijon, sot në orën 10:00 (10 shtator), gjyqtarët do zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, për ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht të magjistratëve.

Punonjësit dhe sekretarët gjyqësorë të Dhomës Civile dhe asaj Penale të Gjykatës së Tiranës, nuk po ofrojnë shërbime deri në marrjen e pagave, me bojkotin që sot hyn në ditën e tretë.

Puna u ndal dhe në gjykatat e Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Lushnjës. Apeli braktisi bojkotin, pasi ligji i ndalon të protestojnë.

Bllokimi i pagave erdhi pas vendimit të KLGJ dhe KLP për të përcaktuar vetë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kushtet kur Kuvendi nuk i dha zgjidhje detyrimit për ripërllogaritjen e pagave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi ka njoftuar se ky konflikt do zgjidhet në Parlament në seancën e 17 shtatorit dhe sipas ligjit e Kushtetutës, magjistratët nuk mund t’i caktojnë dot vetë rrogat e tyre.



Skip to toolbar