Tiranë, terroristi rus u fut nga Kakavija si azilkërkues

AKTUALITET


Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me terroristin rus të arrestuar të premten në Tiranë. Ai kishte marrë pjesë në luftimet në Siri në krah të ISIS ndërsa në Shqipëri është futur nga pika kufitare e Kakavijës, në Gjirokastër, me një grup azil-kërkuesish që vinte nga Greqia.

Shtetasi rus R.M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatat terroriste dhe do të ekstradohet në Rusi. Në një deklaratë të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se shtetasi rus, 34 vjeҫ , i identifikuar me inicialet R.M., akuzohet për pjesëmarrje si luftëtar në grupet militante të Shtetit Islamik kundër Forcave Qeveritare Siriane.

Ai ishte i lindur dhe rezident në qytetin industrial Norilsk në Rusi (qyteti në botë më pranë Rrethit Polar të Artikut).

Policia bën me dije se shtetasi rus R.M u fut në Shqipëri në tetor 2018 pa asnjë dokument identifikimi. Ai refuzoi të komunikonte me autoritetet e policisë kufitare dhe të intervistohej prej tyre. Shenjat e shumta të plagëve, të shkaktuara nga armë zjarri që u kontatuan në trupin e tij gjatë kontrollit mjekësor rutinë të autoriteteve shqiptare bashkë me heshtjen e tij bënë të lindnin dyshime, se personi i ardhur nga Greqia, me grupin e azil-kërkuesve mund të ishte një person i rrezikshëm.

Deklarata e Policisë bën me dije se “Drejtoria e Antiterrorit dhe Prokuroria për Krime të Rënda e trasferuan atë me urgjencë në Tiranë, në një prej qendrave pritëse të azil-kërkuesve dhe kërkuan ndihmën e EUROPOL-itt për ta identifikuar duke dërguar shenjat e gishtërinjve të tij dhe ADN.

Për rreth 10 muaj, Drejtoria e Anti-Terrorit komunikoi me EUROPOL-in derisa  shtetasi rus me inicialet R.M. u identifikua si i kërkuar nga INTERPOLI në Moskë si luftëtar aktiv me grupin e paligjshëm, të armatosur të Shtetit Islamik.



Skip to toolbar