Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

#NËRADAR


Për analistin Frrok Çupi, protesta e kësaj të shtune në Tiranë, është e dhunshme e me maska ndryshe nga qytetet europiane, të cilat sot kanë shënuar protesta më paqësore e pa maska.

“E shoh më të dhunshme se në Europë ka maska dhe një egërsi të madhe kanë kuptuar se janë njerëz që kanë kryer krime dhe kanë hyrë në rreth. Në Paris nuk kishte njerëz me maska, ishte një protestë paqësore, edhe pse ishte menduar se do ndodhte qameti. Po marshojnë pa maska, pa dhunë. Këtu ka nisur një gjë e papranueshme, janë të egër, janë barbarë.

Kanë lëndë nga ato të manualit të tyre terrorist, për të bërë sulme vdekjeprurëse ndaj policisë. Tani janë mbledhur të gjithë në sheshin Skënderbej ku kanë taktikat e tyre eleminuese ndaj policisë. Qëllimi i tyre të shkaktojnë viktima te policia” tha Çupi për ABC Neës, ndërsa komentoi edhe vendosmërinë e qeverisë për identifikimin dhe venien e dhunuesve para drejtësisë.

“Maskat tashmë zbulohen, vetë forcimi i shtetit i ka egërsuar më shumë,e dinë fatin e tyre po shkojnë drejt gjykimit. Pas atyre maskave fshihen kriminelë të hershëm. Padyshim që tashmë janë të qartë se kush janë dhe kjo i bën më të egër. Ai që vjedh dyqanet edhe kur është një fëmijë do i përgjigjen prindërit, policia ka hyrë në një rol të mbrojtjes së ligjit. Rama deklaroi se policia e ka të qartë skemën e terrorit. Nata e sotme dëshmon për një seriozitet të vazhdueshëm të luftës për të fituar lirinë, një popull fiton lirinë prej një tufe sulmuesish. Sulmuesit me maska, vijnë nga jashtë kufijve tanë dhe kjo është manuali që ka Antifa” u shpreh Çupi.



Skip to toolbar