Dhuna në Francë, gjobë deri në 10 mijë euro/ Senati miraton projektligjin kundër vandalizmit

BOTA


Senati francez ka miratuar një projektligj që parashikon përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara gjatë protestave, me gjoba që mund të arrijnë deri në 10 mijë euro. Nisma parashikon gjithashtu mundësinë e sekuestrimit të përfitimeve sociale dhe ndihmës për strehim për të mbuluar kostot e dëmeve.

Projektligji u miratua me 229 vota pro dhe 105 kundër, me mbështetjen e një aleance të forcave të së djathtës dhe të qendrës. përgjegjësia financiare mund të përfshijë edhe persona që kanë marrë pjesë me vetëdije në grupe të përfshira në akte vandalizmi, edhe nëse nuk i kanë shkaktuar personalisht dëmet.

Nisma u prezantua pas protestave të dhunshme te 17 tetorit, gjatë të cilave u raportuan dëmtime dhe plaçkitje të bizneseve.

Duke folur në parlament, ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, theksoi nevojën për reagim ndaj akteve të dhunës dhe dëmtimeve të pronës.

Projektligji pritet të shqyrtohet nga Asambleja Kombëtare e Francës, ku do të zhvillohet debati dhe votimi i radhës.



Skip to toolbar