Avokatët refuzojnë vendimin e gjykatës/ Nuk paraqiten në seanca në GJKKO: Presim vendimin e Dhomës

#NËRADAR


Pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata Adminstrative e Apelit një ditë më parë e cila rrëzoi përkohësisht vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkotin e seancave në shkallën e parë në GJKKO, avokatët sërish nuk janë paraqitur pasi presin vendimin e dhomës kombëtarë të avokatisë.

Rasti u regjistrua edhe në seancën në ngarkim të Ilir Beqajt për dosjen e Sterelizimit.

Vetë Ilir Beqaj ishte i pranishëm në seancë ai tha se ka komunikuar me avokatët dhe ata i kanë thënë që presin vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë pasi do të mblidhen ditën e sotme për vendimin e dhënë nga Gjykata Administrative e Apelit.

Gjykata e quajti të paligjshëm mungesën e avokatëve mëgjithatë e shtyu seancën më 10 nëntor në orën 11:30.



Skip to toolbar