Policia: Po identifikojmë maskat/ Protestues të maskuar do të dënohen sipas paketës anti-dhunë

#NËRADAR


ABC News ka siguruar pamje ekskluzive të protestuesve të maskuar të cilët kryejnë akte dhune gjatë protestës të kësaj të shtune, 31 tetor. Siç shihet edhe nga pamjet një djalë i maskuar qëllon me llastiqe e gurë në drejtim të forcave të rendit.

Ndërkohë policia, ka bërë të ditur se ka identifikuar personat e maskuar nëpërmjet teknologjisë. Ditën e djeshme, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita bëri të ditur se janë identifikuar 52 persona, dosja hetimore e të cilës do të dërgohet në prokurori. Ata do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha veprat penale të kryera përgjatë ditëve të protestave të dhunshme.



Skip to toolbar