Kundër Ramës? Brigada e kuqe përplaset me guerrilasit blu/ Bejko: Mund të kishte shkuar deri në dhunë! Berisha po lufton që të marrë sheshin

#NËRADAR


Protesta e opozitës në bulevard dhe tubimi i organizuar nga aktivistët e Lëvizjes Bashkë pranë Ministrisë së Arsimit, në të njëjtën kohë, kanë nxjerrë në pah përplasjet mes aktorëve të opozitës dhe garën për të përfaqësuar zërin kundër qeverisë.

Analisti politik Roland Bejko, në një intervistë për “News Hour” në ABC News, e sheh këtë situatë si një përpjekje të Sali Berishës për të ruajtur monopolin e opozitës dhe luftë për të marrë sërish Bulevardin.

Sipas Bejkos, militantët e PD-së shkuan për të provokuar protestuesit e organizuar nga Arlindo Qori, ndërsa paralajmëron se përplasjet mes tyre mund të përshkallëzoheshin në dhunë.

Ai argumenton se Partia Demokratike është larguar nga misioni i saj historik dhe se beteja e Berishës tashmë lidhet më shumë me interesat personale sesa me një alternativë politike ndaj qeverisë.

“Berisha tani po lufton për të marrë sheshin, pavarësisht se ato sheshe i mbante bosh, për shkak se simpatizantët e saj nuk i përgjigjen më. Në fillim ia morën flamingot, kurse tani të rinjtë dhe Berisha kërkon që të marrë sërish sheshin.

Berisha nuk e ka problem që të nxisë militantët për dhunë. Militantët e Berishës shkuan që të provokonin protestuesit të organizuar nga dikush tjetër. Mund të kishte edhe dhunë. Lufta është e qartë, kush do të marrë sheshin dhe kush do të jetë opozita. Kjo është e qartë, Berisha kërkon që të mbajë monopolin e opozitës. Edi Rama është komod me këtë opozitë. Nuk është hera e parë që Berisha përdor të tjerët dhe për vete nuk shkon, që kur ka marrë partinë, gjithmonë ka përdorur të tjerët.

Ai del vetëm kur është momenti për të vjelë frutat e fitores. Ka një rreth atje në PD, rreth 2 mijë vetë që ia ka të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ajo parti është krijuar si një fermë kafshësh. Sa është në opozitë Berisha bën si i përvuajtur për popullin dhe sa është në pushtet pasuron oborrin e vet, tani është në luftë për të mbrojtur vetëm pasurinë e tij. Ai bën sikur nuk kupton se çfarë po ndodh në Shqipëri. Nuk ka për të bërë ndonjë reflektim.

Nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet. Këto janë thjesht fjalët që lëshon Berisha, që t’u hedhë hi syve. PD është pronë e Berishës, nuk është më një parti me misionin e saj historik. Nuk ka më një mision historik. Ka vetëm qëllime pragmatiste, ku të marrë një kullë, të ndërtojë një resort dhe të vjedhë disa para”, tha Bejko.



Skip to toolbar