Përplasjet mes grupeve opozitare për të marrë drejtimin e protestës së studentëve tregojnë mungesën e pjekurisë politike dhe të një vizioni të përbashkët përballë qeverisë.
Në studion e ABC News, analisti Martin Leka vlerëson se as organizatorët e protestës dhe as opozita nuk kanë arritur të kuptojnë misionin e një proteste kombëtare. Sipas tij, beteja për të administruar protestën është kthyer në një luftë për dominim brenda opozitës, ku Berisha nuk pranon të lërë hapësirë për aktorë të tjerë politikë.
“Tregon faktin që në në shqipëri ata që organizojnë protestat në kuptimin e atyre që përfshihen te partitë e reja dhe kanë marrë emirn protestat e studentëve, nuk janë të pjekur aq sa duhet për të kuptuar misionin që ka një protestë kombëtare. Nga ana tjetër tregon se opozita nuk e ka arritur pjekurinë politike, i duhet të mbledhë numra pas vetes që të bëhet rivale dhe të konkurojë për të përmbysur qeverinë në pushtet. Është luftë mes të dyjave, luftë mes PD për të administruar protestën. Luftë e Berishës që kërkon dhe nuk e pranon domonimin e dikujt tjetër në arenën politike opozitare dhe mundohet t’i bashkëngjitet protestës. Konflikti që lindi mes grupeve për të bërë për vete protestën tregon se ka dicka që nuk shkon në frontin opozitar, që në cdo rast tregon se nuk është i aftë të krijojë vizionin e duhur për tu përballur me partinë në pushtet” u shpreh Leka, ndërsa komentoi edhe deklaratën e Sali Berishës, bërë pak ditë më parë, kur u shpreh se do ‘ia nxijë fytyrën kujtdo që tenton të përvetësojë protestën’.
“Sot nxinë fytyrat e njëri tjetrit, Berisha dërgoi disa deputetë në krye të protestës dhe që e kishte protestë paqësore. Nga ana tjetër protesta e ‘studentëve’ është një amalgam e disa njerëzve të Qorit Shehajt dhe Lapajt, duhen pastruar studentët nga faqja e zezë e të dy paëve të dalë dikush ti përfaqësojë ata, të kenë përfaqësuesit e vet. Të manipulosh me emrin e studentit tregon se ka një kompleks të madh inferioriteti dhe dikush po përfiton në emër të studentëve.


