Dhuna në protestë/ Karamuço: Po me Teatrin e Kukullave ç’patën? Faik Basha: Lufta hibride përdor pakënaqësitë…

Më të fundit


Eksperti Ervin Karamuço ka reaguar lidhur me situatën pas protestave të dhunshme në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për dëmet e shkaktuara në hapësirat publike.

Karamuço përmendi dëmtimin e Teatrit të Kukullave dhe se sipas tij dhuna nuk është zgjidhja.

“Kaloj përpara Teatrit të Kukullave, po me atë ç’patën? Ato banerat e të shtunës ishin të djegura. Kush të dojë për protestën e ka hallall, po këtë se kuptoj dot. Ka pakënaqësi, padrejtësi, patjetër, ne i shohim përditë, por jo të dhunosh.”

Eksperti Faik Basha komentoi protestat e ditëve të fundit, duke thënë se çdo person që bën një analizë dhe shpreh qëndrime kundërshtuese përballet me sulme përmes mesazheve. Ai theksoi se disa prej këtyre elementeve nuk kanë të bëjnë me frymën e protestës demokratike.

“Çdo njeri që bën një analizë dhe nuk është dakord, i sulen me mesazhe. Ka elemente që nuk u vjen era protestë demokracie. Edhe qytetarët që nuk iu bashkuan dhunës meritojnë falënderim. Ne jemi dakord që ka probleme, mangësi, vështirësi. Lufta hibride nuk lind nga asgjëja, i përdor pakënaqësitë dhe i kthen në revoltë, me idenë që t’i kthejë afër vetes.”



Skip to toolbar