Kryeministri Edi Rama ka njoftuar qytetarët sot më 2 nëntor se ministrja Diella do ndihmojë tashmë këdo që ka vështirësi në përdorimin e portalit E-Albania.
Rama e ilustroi këtë, duke publikuar videon e një gjyshi, i cili ndihmohet nga ministrja Diella, që nga gjetja e shërbimit e deri tek plotësimi i formularëve.
Kreu i qeverisë thekson se 19 shërbime tashmë janë më të lehta që të përdoren nga ana e qytetarëve. Kryeministri shprehet se hyrja në E-Albania tanimë bëhet edhe përmes njohjes së fytyrës ose përmes gjurmës së gishtit, pas aktivizimit.
“Të dashur prindër dhe gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës dhe ajo ju ndihmon hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit te plotësimi i formularëve e-Albania
19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit
Ndiqni udhëzimet në video dhe shikoni sa e thjeshtë është”, shkruan Rama.


