“Guliveri” kthehet në shtëpi/ Aventura e britanikut, 28 vite udhëtim në këmbë dhe not, nga Kili në Angli

BOTA


Pas 28 vitesh, 50 mije kilometrash, 4 kontinentesh dhe 30 shtetesh, Karl Bushby përqafoi nënën e tij te perlotur. 57 vjeçari I premtoi se do te shkonte ne shtepi ne vitin 1998, por forma e tij e transportit ishte e pazakonte.

Karl Bushby eshte I pari njeri ne bote qe permbyll ekspediten “Goliath”, nje rrugetim pergjate botes vetem me kembe apo me note.

Ai mberriti ne shtepine e tij te lindjes ne Hull te Anglise, ku pervec familjes, u prit edhe nga qytetaret qe brohorisnin dhe keshilli bashkiak me nje ceremony nderuese per te.

Thonë se duhet një fshat i tërë, por fjalë për fjalë më është dashur një botë e tërë për të më sjellë këtu. Mirësia ka e madhe e te huajve, nga individë deri te shtete kombëtare, më solli përsëri këtu sot. Nuk e bëra këtë vetëm. Kishte një ekip të madh. Ekipi më i madh. Toka.

Karl Bushby u nis nga Punta Arenas, Kili, më 1 nëntor 1998. Ai notoi nëpër akullin që lëvizte mbi Ngushticën e Beringut, nëpër Detin Kaspik madje dhe ne Kanalin Anglez për të shmangur marrjen e një varke ose aeroplani – ose cfare do lloj transporti – për ta çuar përpara.

Ai u betua se nuk do të kthehej pas derisa të mund ta përfundonte udhëtimin në këmbë. Ishte një aventurë që të hapte sytë, plot rreziqe dhe mundime, që u ndërpre për vite me radhë nga te papritura: kriza financiare e vitit 2008 që i shteroi fondet e sponsorëve, pandemia COVID-19 e vitit 2020 dhe malet e burokracisë për të kaluar kufijtë ndërkombëtarë. Nje rast I ngjashem ndodhi ne Rusi ku iu deshen pothuajse 10 vjet për të kaluar nëpër territory me ndërprerje për shkak të problemeve me vizat dhe motit që lejonte udhëtimin vetëm disa muaj në vit

Ai shmangu luftës në Darién Gap, xhunglën, pyjet tropikal dhe malet midis Amerikës Jugore dhe Qendrore në vitin 2001, dhe më pas u burgos për 18 ditë pasi kaloi një zonë kufitare të ndaluar në Panama.

Bushby u frymezua per rrugetimin nga babai I tij Keith, nje veteran lufte I cili ne mesin e viteve 90 I dergoi nje kartoline ku I shpjegonte nje komunikim mes ushtareve: si do te ishte te ecje nga Londra drejt New York mbi nje ure ne siperfaqe te oqeanit.

Bushby nisi rrugetimin kur ishte 29 vjeç dhe djali I tij Adam vetem 8 vjeç. Ky I fundit per here te pare do te kete mundesine te jetoje ne te njejtin qytet me babain.



Skip to toolbar