Rama: Mbështetje fermave të bulmetit: Rrisim cilësinë

EKONOMI


Kryeministri Rama deklaron se formalizimi i tregut të shitjes së qumështit dhe nënprodukteve të tij sjell jo vetëm rritje të përfitimeve të fermerëve, por edhe të cilësisë së produktit final që shkon te konsumatori.

“Është e rëndësishme edhe për t’i lidhur me pikat e përpunimit, që të mos i shesin në rrugë,” theksoi ndër të tjera Kryeministri, i cili ka vizituar një fermë të përpunimit të qumështit në Korçë, që përmes mbështetjes financiare të programit të zhvillimit rural ka investuar në pajisje për modernizimin e teknologjisë prodhuese, si dhe të cilësisë së produktit final, djathit në disa varietete të ndryshme.

Sipas shifrave të INSTAT, gjatë vitit 2018 ka pasur luhatje të prodhimit të nënprodukteve të qumështit, ku rezulton se është rritur sasia e prodhuar e gjalpit, ndërsa sasia e prodhuar e djathit sipas llojit të qumështit ka pësuar një rënie me 0.9 %, krahasuar me vitin 2017.



Skip to toolbar