Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 14 nëntorit në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, ku një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të apartamentit të një 47-vjeçareje.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


