Balla sfidë PD: Ngrini pantallonat. Nxirrni kandidat!

#NËRADAR


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka replikuar në Kuvend ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se nuk duhen ngatërruar aktivitetet sportive me ato politike, ndërsa hodhi poshtë mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai do të vijojë të drejtojë vendin deri në përmbushjen e programit “Shqipëria 2030” dhe më tej.

Në vijim, Balla ironizoi opozitën për protestat e zhvilluara, duke e sfiduar PD-në të nxjerrë një kandidat për zgjedhjet e 9 majit.

“Zotëria nga i cili doja që të bëja replikën u largua, por jam i sigurt që anëtarët e grupit të tij parlamentar do t’ua transmetojnë.

Unë e ndaj shumë mirë të jem një tifoz futbolli dhe të marr pjesë në mitingje në mbrojtje të UÇK-së, nuk i ngatërroj kurrë. Janë dy gjëra që unë i dua shumë. Sa i përket bërrylit, kush e ka lexuar ashtu, me përjashtim të tifozëve të kombëtares, ju e lexoni gyp këtu dhe shih Durrësit.

Mos përdorini stadiumin për politikë. Edi Rama nuk jep dorëheqjen, do ta drejtojë Shqipërinë derisa të përmbushë programin politik Shqipëria 2030 e më tej.

Jeni aq të lodhur nga protestat sa PD nuk do të ketë fuqi të nxjerrë kandidat politik në zgjedhjet e 9 majit. Ju ftoj të nxirrni kandidat për zgjedhjet e 9 majit, nuk u mbani dot, o Tritan. Protesta ia ka arritur qëllimit, juve ju përdhunoi!”, tha Balla.



Skip to toolbar