ANTIFA vijon të konsiderohet një ngakërcënimet kryesore të sigurisë së brendshmenë SHBA. Gjatë një seance dëgjimore nëKomisionin e Dhomës së Përfaqësuesve mbikërcënimet në mbarë botën, raportuan Drejtorii Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton,Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare,Andrew Garbarino, dhe Zëvendësdrejtori i FBI-së, Christopher Raia.
Ky i fundit u pyet se si e klasifikon FBI-jaterrorizmin e brendshëm dhe nëse aktualishtka ndonjë organizatë që shihet si kërcënim isigurisë së brendshme, dhe përgjigjja ezv.drejtorit të FBI-së ishte ANTIFA.
Sa i takon organizatave të ekstremit të djathtëqë konsiderohen si terroriste në SHBA,Zëvendësdrejtori i FBI-së zgjodhi të mospërmendte asnjë emër specifik, por deklaroise padyshim edhe këto lëvizje konsiderohennga autoritetet amerikane si terroriste. Përpara ligjvënësve amerikanë, Drejtori iInteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, foliedhe për kërcënimin iranian, i cili, sipas tij,është rritur ndjeshëm, si brenda Shteteve tëBashkuara, ashtu edhe në vende të tjera tëbotës.
“Kërcënimi i ‘komplotit vdekjeprurës’ nga Irani,si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve tëBashkuara, është ‘rritur në mënyrë dramatike’.Ne mbetemi të përkushtuar për të zbuluar,penguar dhe luftuar komplotet vdekjeprurëseiraniane jashtë Shteteve të Bashkuara dhebrenda Shteteve të Bashkuara. Këtokërcënime janë rritur ndjeshëm. Gratë dheburrat tanë jashtë vendit, gratë dhe burrattanë këtu në Shtetet e Bashkuara, janë nën njëkërcënim më të madh.”
Drejtori i Inteligjencës Amerikane nuk pranoit’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me raportimine fundit nga CNN se inteligjenca amerikaneka mbledhur informacione që tregojnë se Iranipo kryen planifikime për një sulm tëmundshëm me bombë të ndyrë ose armëkimike në Washington, DC.
Gjatë seancës dëgjimore në Dhomën ePërfaqësuesve, zyrtarët më të lartë të sigurisëamerikane u pyetën lidhur me rastet enjëpasnjëshme të ndërprerjeve teknologjikenë Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët përjashtuan mundësinë që seria endërprerjeve teknologjike të jetë rezultat i njësulmi të koordinuar kibernetik apo indërhyrjes së një shteti të huaj. Drejtori iInteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, deklaroise incidentet që prekën aviacionin, bankat dhesistemet qeveritare ishin të veçuara dhe tëlidhura me probleme teknike e mirëmbajtjen.
“Këto janë ndërprerje të ndara të shërbimit qëlidhen me mirëmbajtjen dhe ndryshimetteknike. Ato nuk janë një sulm i koordinuarose i sponsorizuar nga shteti.”
Edhe FBI-ja konfirmoi se deri në atë momentnuk kishte identifikuar aktivitet keqdashëskibernetik.
“Në këtë pikë, nuk ka asnjë tregues se kandonjë aktivitet keqdashës kibernetik qëlidhet me ndonjë nga këto incidente.”
Pavarësisht këtyre deklaratave, zyrtarët më tëlartë të sigurisë amerikane sqaruan sehetimet për këto incidente vijojnë.


