Supergrabitja në Rinas, Krimet e Rënda refuzojnë kërkesën për liri të 7 të arrestuarve

Më të fundit


Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të arrestuarit e super-grabitjes në Rinas, të cilët kishin kërkuar një masë më të butë sigurimi, me pretendimin se prokuroria nuk ka prova për ta.

Gjatë seancës së të hënës, prokuroria dhe të pandehurit kanë paraqitur provat respektive dhe në përfundim Krimet e Rënda kanë vendosur të mos ndryshojnë masën e sigurisë për 7 personat e arrestuar.

Për grabitjen e 10 milionë eurove të ndodhur më 9 Prill, në qeli ndodhen 7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci, ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes  mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj.

Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.



Skip to toolbar