Gjatë disa orëve, Komisariatet 2 dhe 5, të Policisë së Tiranës, kanë bërë arrestimin e disa shtetasve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Nëpërmjet një komunikate, publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës njofton se efektivët e Komisariatit 2 në Tiranë, kanë bërë arrestimin e dy shtetasve, të cilët akuzohen për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”. Dy të arrestuarit janë shtetasi me inicialet F.M., 35 vjeç dhe S.M., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shetas ishin shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 12.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Shtetasit F. M., dhe S. M, iu dorëzuan Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Nr.2 të Policisë së Tiranës, është arrestuar një 24-vjeçar, me inicialet A.Ll., që akuzohet për “Për plagosje e lehtë me dashje”. Ky shtetas, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, është arrestuar ppasi për motive të dobëta ka goditur në kokë një 64-vjeçar në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, duke i shkaktuar plagë të lehta. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë mjekim, dhe sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë të martës, Specialistët e Krimit, po në Komisariatin Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e një 36-vjeçari, me inicialet A.K., banues në Laç, që auzohej se për “Përndjekje” dhe dhunë fizike. Ky shtetas, është arrestuar pasi ish e dashura e tij, ka bërë denoncim në polici se shtetasi me inicialet A.K., e përndiqte dhe kishte ushtruar dhunë fizike.