Pengmarrje e përndjekje, arrestohen 4 persona

Gjatë disa orëve, Komisariatet 2 dhe 5, të Policisë së Tiranës, kanë bërë arrestimin e disa shtetasve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Nëpërmjet një komunikate, publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës njofton se efektivët e Komisariatit 2 në Tiranë, kanë bërë arrestimin e dy shtetasve, të cilët akuzohen për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”. Dy të arrestuarit janë shtetasi me inicialet F.M., 35 vjeç dhe S.M., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shetas ishin shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 12.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Shtetasit F. M., dhe S. M, iu dorëzuan Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Nr.2 të Policisë së Tiranës, është arrestuar një 24-vjeçar, me inicialet A.Ll., që akuzohet për “Për plagosje e lehtë me dashje”. Ky shtetas, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, është arrestuar ppasi për motive të dobëta ka goditur në kokë një 64-vjeçar në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, duke i shkaktuar plagë të lehta. I plagosuri është dërguar  në spital për të marrë mjekim, dhe sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë të martës, Specialistët e Krimit, po në Komisariatin Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e një 36-vjeçari, me inicialet A.K., banues në Laç, që auzohej se për “Përndjekje” dhe dhunë fizike. Ky shtetas, është arrestuar pasi ish e dashura e tij, ka bërë denoncim në polici se shtetasi me inicialet A.K., e përndiqte dhe kishte ushtruar dhunë fizike.

Doli garant për borxhin, pogradecari merr peng maqedonasin

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 47 vjeçar pasi akuzohet për pengmarrje dhe heqje të lirisë së tjetrit në mënyrë të paligjshme.

Arrestohet në flagrancë shtetasi me iniciale A.T, 47 vjeç, lindur në Pogradec. Arrestimi i tij u bë sepse dyshohet se ky shtetas i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetasit maqedonas D.S, pasi kishte dalë garant për marrjen e një sasie lekësh që shtetasi D.S, ia kishte marrë borxh një shtetasi tjetër, mik me shtetasin A.T.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

PogradecArrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e…

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 26 avril 2019
Skip to toolbar