Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur emrin e ish këshilltarit të Berishës, Petraq Milo për postin e kryetarit të KLSH-së.
Pasi u rrëzuan emrat e Bahri Shaqirit dhe Vitore Tushës për këtë post, Meta nxjerr emrin e Petraq Milos të cilin e vlerëson si një personalitet me “eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi”.
“Presidenti Meta duke qenë i bindur në drejtësinë e vendimit të Tij, pasi ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar i KLSH-së, nuk gjeti dot një kandidat më të përshtatshëm dhe me kaq eksperiencë të gjithanshme, si Prof. Dok. Petraq Milo, për të përmbushur me profesionalizëm dhe dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese.
Presidenti Meta do t’ja dërgojë brenda ditës së sotme propozimin e tij Kuvendit, me besimin e plotë se do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe përgjegjshmëri, që KLSH të funksionojë në mënyrë plotësisht kushtetuese e ligjore”, njofton presidenca.
Kreu i shtetit e hapi garën për postin e kryetarit të KLSH në muajin tetor të vitit të kaluar, në prag të përfundimit të mandatit të kryetarit të këtij institucioni Bujar Leskaj.
Jo pak por 34 kandidatë aplikuan për postin e kreut të KLSH. Nga lista prej 34 kandidatësh fillimisht Meta propozoi emrin e këshilltarit të tij në presidencë, Bahri Shaqirit i cili ka mbajtur dhe postin e kreut të SHISH. Kandidaturë kjo që u rrëzua nga maxhoranca.
Më pas Meta propozoi emrin e Vitore Tushës, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë maxhoranca vlerësoi se do t’i shërbente më shumë në rolin e saj si anëtare e kësaj gjykate sesa si kryetare e KLSH-së.
Pasi u rrëzuan këta dy dekrete Presidenti i kërkoi Bujar Leskajt të vazhdojë të qëndrojë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit edhe pse mandati i kishte mbaruar më 23 Dhjetor të vitit të kaluar, deri në zëvendësimin e tij nga kryetari i ri.
Të mërkurën Meta propozon emrin e Petraq Milos i cili për 8 vite rresh ka qenë këshilltar i Berishës për çështjet ekonomike.
Ajo që bie në sy është se emri i Petraq Milos nuk figuron në listën me 34 kandidatë të publikuar nga presidenca në nëntor të vitit të kaluar.
Propozimi i Metës sipas procedurave parlamentare do të shqyrtohet nga Komisioni i Ekonomisë nëse i përmbush apo jo kriteret dhe më pas do të kalojë për votim në seancë.
Lista me 34 aplikantët:
1. Agron Agalliu U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist
2. Anastas Angjeli, U.T, Fakulteti i Ekonomisë, Financier “Akademik” “Profesor” “Doktor”
3. Albana Dhimitri U.T, Fakulteti i Ekonomisë Financier-Kontabilist “Doktor”
4. Alba Qirjazi U.T, Fakulteti i Ekonomisë Financier-Kontabilist
5. Aelita Mani (Shprehja e interesit dërguar me rrugë postare administruar dt 01.11.2018) U.T, Fakulteti i Ekonomisë Merceolog i Përgjithshëm “Doktor”
6. Alfred Çako U.T, Fakulteti Gjeologji Miniera Inxhinier Minierash
7. Bahri Shaqiri U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist
8. Bajram Lamaj Inst.Lartë Bujqësor, Fak.Ekonomi Agrare
Financier. U.“Kristal”, F. i Drejtësisë, Jurist.
9. Bajram Muçaj, Inst.Lartë Bujqësor, Fak.Ekonomi Agrare Ekonomist. “Prof. i Asociuar” “Doktor i Shkencave”
10. Behar Zeneli U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist
11. Bujar Stafuka U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist
12. Edmond Verçani U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist
13. Eduart Ypi U.T, Fakulteti i Ekonomisë Financier-Kontabilist
14. Eridian Salianji U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist
15. Ermal Yzeiraj U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist
16. Gjergji Dhima U.Bujq.Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë Ekonomist
17. Hysen Muceku (Shprehja e interesit dërguar me rrugë postare administruar dt 31.10.2018) U.Bujq.Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë Ekonomist “Prof. i Asociuar” “Doktor”
18. Kestrin Katro U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist “Profesor” “Doktor”
19. Lefterie Luzi (Lleshi) U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist
20. Liljana Elmazi (Billa) U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist “Profesor” “Doktor”
21. Lumtor Shkreli U.Parmës-Itali, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist
22. Muhamed Kavaja U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist
23. Petrit Bushi U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist. U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist “Doktor”
24. Petrit Fusha U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist.
25. Pëllumb Ibrahimi
26. Qerim Lazaj U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist
27. Rushan Nano U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist
28. Sabri Hoxha U.T, Fakulteti i Mjekësisë, Mjek i Përgjithshëm, U.Politeknik.T, F.Gjeologji Miniera Inxhinier Gjeolog. “Doktor”
29. Sali Shehu U. “Luigj Gurakuqi” Shkodër, F.Drejtësisë Jurist. Sh.Lartë e Min.Brendshme Oficer i Policisë Kriminale. “Doktor”
30. Shkëlqim Cani U.T, Fakulteti i Ekonomisë Financier “Profesor” “Doktor”
31. Shpëtim Ahmetaj U.T, Fakulteti i Ekonomisë Financier
32. Vitore Tusha U.T, F.Shkencave Politiko Juridike Jurist “Doktor”
33. Ylber Karanxha U.Bujq.Tiranë, Fakulteti i Bujqësisë Ekonomist Agrar “Doktor”
34. Zaim Korsi Inst. i Lartë Bujqësor, F.Ekonomi Agrare, Ekonomist Kontabël “Doktor”