Dy titullarë “braktisin” projektin e Dinamos për Superligën

Më të fundit


Erald Kolgega nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Dinamos, pasi do të ndjek karrierën dhe të ardhmen e tij në Gjermani.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i Dinamos, i cili i uron futbollistit Erald Kolgega suksese dhe e falënderon për kontributin e tij në ekip.

Gjithashtu nga Dinamo është larguar edhe ish-kapiteni Arjan Sheta, i cili është transferuar tek Besëlidhja e Lezhës. Mbrojtësi me mjaft eksperiencë në kampionatin tonë, i cili mbajti dhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje gjatë sezonit të kaluar, nuk do të jetë pjesë e ekipit në vazhdim.



Skip to toolbar