Ligji anti-duhan vlerësohet nga OBSH

AKTUALITET


Ligji anti-duhan, i miratuar në seancën e fundit parlamentare për këtë sezon, ka marrë mbështetjen dhe vlerësimin edhe të Organizatës Botërore Shëndetësore.

Përmes një letre drejtuar Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, OBSH vlerëson të gjitha amendamentet dhe ndryshimet e miratuara në Ligjin anti-duhan për mbrojtjen e shëndetit nga të gjitha llojet e produkteve të duhanit.


OBSH përgëzon qeverinë e Shqipërisë për hapat e ndërmarrë, për të çuar përpara implementimin e Konventës Kuadër të Kontrollit të Duhanit, duke vendosur si prioritet shëndetin e qytetarëve shqiptarë, mbi interesat e tjera. OBSH shpreh mbështetjen e saj për të gjitha kauzat që sigurojnë mbrojtjen shëndetësore të njerëzve dhe implementimin e efektshëm të të gjithë masave ligjore që vendosin shëndetin para gjithçkaje.

Ndryshimi i Kodit Penal për duhanpirjen në ambiente publike, ndalon  konsumimin e duhanit me ngrohje, cigaret elektronike apo shisha/nargjile, në ambiente të mbyllura. Prej kohësh, nuk lejohet konsumimi i cigares në ambiente të mbyllura, por tashmë, ligji ashpërsohet duke përfshirë të gjitha llojet e cigareve.




Skip to toolbar