Valdrin Pjetri është zyrtarisht kryetar i ri i Bashkisë Shkodër. Ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë në këtë Rreth, që këtë të premte ka konfirmuar mandatin e Pjetrit, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit si kryetar i bashkisë së qytetit verior të vendit. Në këtë mënyrë, kërkesë-padia e Voltana Ademit, që kërkonte të mos njiheshin zgjedhjet në Shkodër, tashmë rrëzohet me vendimin e të pretemtes nga gjykata e këtij qyteti.
Pritet që pas këtij vendimi të dalë dhe ai i Kolegjit Zgjedhor, që do të bëj të mundur shpërndarjen e këshilltarëve në këshillat bashkiak, duke i hapur rrugë aktit të fundit të marrjes së mandatit nga Valdrin Pjetri, betimin në këshill. Përballë Valdrin Pjetrit nuk pati asnjë kandidat në zgjedhjet e 30 qershorit.
Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë Shkodër do të ketë një rol të rëndësishëm jo vetëm si kryetar i Bashkisë Shkodër, por edhe si drejtues politik i këtij qarku. Kryeministri Edi Rama i ka besuar të riut shkodran, drejtimin politik të qarkuat dhe organizimin e strukturave të Partisë Socialiste, detyrë që më parë e kishte Ditmir Bushati.
Shkodra ishte një nga bashkitë më të
problematike gjatë procesit elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë periudhës
së fushatës zgjedhore, kryetarja në largim e bashkisë, Voltana
Ademi mobilizoi strukturat e këtij institucioni dhe militantët e Partisë
Demokratike duke shkatërruar materialet zgjedhore.
Për këto veprime në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe atij Penal, ndaj Voltana Ademit janë ngritur pesë akuza nga Policia e Shkodrës, ndërsa Prokuroria ka njoftuar pas zgjedhjeve se vijon hetimet për të gjitha shkeljet.