PS kërkoi shkarkimin, Arben Malaj aplikon për anëtar partie

Më të fundit


Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka marrë vendimin e papritur pas kërkesës së socialistëve për ta shkarkuar atë nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi ka vendosur të rikthehet sërish në Partinë Socialiste, pas tetë vitesh jashtë saj.

Aplikimin për t’u rikthyer në PS e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti, i cili shkruan në “Facebook” se kur të tjerët do të fillojnë të braktisin PS, ai do të kthehet në këtë parti. “Kur të tjerët do të fillojnë ta braktisin, sapo PS të dalë në opozitë, vendosa të kthehem në PS, me integritetin e pa cenuar, me profesionalzim e thelluar dhe me dashurinë e shtuar. Nga mençuria dhe krenaria labe jam inspiruar përherë në vendimmarrjet e mia”, shprehet Imami, i cili bën paralelizëm me veprimin e kryer prej tij në vitin 1991, i cili u anëtarësua në këtë parti.

Këtë veprim ish-deputeti socialist e kryen pikërisht në kohën kur mazhoranca ka ndërmarrë veprimet për shkarkimin e tij, ndërsa vetëm pak ditë më herët, ai iu bashkua protestës së artistëve dhe PD-së për të bllokuar fillimin e punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Kur te tjeret do ta fiĺlojme ta braktisin, sapo PS te dal ne opozite, vendosa te kthehem ne PS, me integritetin e pa…

Gepostet von Arben Malaj am Samstag, 27. Juli 2019


Skip to toolbar