Ish-portieri i Vllaznisë shpëton 28-vjeçarin nga dallgët: Ishte e rrezikshme

AKTUALITET


Moti i keq ka përfshirë vendin pasdite, duke u rrezikuar jetën pushuesve në bregdetin shqiptar. I prekur ka qenë edhe bregdeti i Velipojës, që shquhet për numër të madh pushuesish nga Kosova.

E një i ri ka arritur të shpëtojë, kjo falë një shqiptari, i cili ka nxjerrë atë nga uji duke ia shpëtuar jetën.  Vrojtuesi Eldi Hasani, ish portier i ekipeve zinxhir te akademisë Vllaznia, ka shpëtuar turistin 28-vjeçar, të cilin e ka transportuar në breg duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore deri sa më pas në vendngjarje ka mbërritur ndihma e specializuar mjekësore. Imazhe nga ky moment po qarkullojnë në rrjete sociale.

Situata e keqe ka qenë në gjithë bregdetin shqiptar, por ka qenë më kritike në veri dhe mijëra pushues në Velipojë që po relaksoheshin janë rrezikuar për shkak të stuhive dhe dallgëve gjigande.

Në një prononcim për mediat sportive, Hasani tha se çdo ditë përballet me situata, por “kjo ngjarje, realisht ka qenë shumë e rrezikshme”. “Deti kishte dallgë, dhe u përplas nga dallga dhe nuk po reagonte. Ndërsa herët e tjera, rastet kanë qenë disi më të lehta. Në fakt ne jemi si grup sportistësh dhe ish-sportistë që jemi të punësuar nga subjektet. Velipoja në këtë aspekt mendoj se është e sigurt, sepse ne i bëjmë “sytë katër” ku ka situata”, u shpreh Hasani. Aktualisht portierit i ka mbaruar kontrata me Vllazninë, ndërsa ai ka menduar të angazhohet si roje bregdetare për të fituar të ardhura.



Skip to toolbar