Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për një takim muajin e ardhshëm.
Bisedimet pritet të mbahen në kështjellën Breganco, që gjendet në brigjet e Detit Mesdhe, më 19 gusht, vetëm disa ditë përpara se Putin të presë samitin e G7-ës.
Sipas Macron, një ambient i tillë si kështjella mundëson “që të punohet në izolim, por dhe të priten liderë të huaj, ashtu siç do të bëj pas disa javësh me Vladimir Putin”.
Agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS raportoi se Kremlini ka konfirmuar se po bëhen përgatitjet për vizitën e Putinit në Francë.