Minoriteti grek, kushti i qeverisë së re të Athinës, për negociatat BE-Shqipëri

AKTUALITET


Greqia nuk do të bllokojë aspiratat e anëtarësimit në Bashkimin Europian për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

“Greqia nuk do t’i thotë JO askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj” tha një burim i afërt me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për gazetën greke Kathimerini.

Analistët grekë thonë se Athina do të kërkojë që Shkupi të zbatojë në mënyrë strikte marrëveshjen e Prespës.

Ndërsa në rastin e Shqipërisë, Athina pritet të kërkojë mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare.

Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit me të dy shtetet, por mbetet për t’u parë nëse Këshilli do të ndjekë rekomandimin në tetor.

Kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore kryeministri grek Mistotakis ka deklaruar se “nëse Shqipëria nuk respekton të drejtat e minoritetit grek, ne do të vendosim veton për integrimin e saj në BE”. Por sipas mediave greke, qeveria e re nuk do të vendosë veton, por do të kërkojë më shumë mbështetje për minoritetin grek në Shqipëri.



Skip to toolbar