“Shqiponja e Zezë” prangos 17 shqiptarë me 200 kg kokainë

AKTUALITET


Shtatëmbëdhjetë persona, pjesë e një bande shqiptare janë arrestuar në saj të një operacioni të zhvilluar nga policia italiane në Romë. Operacioni në fjalë ishte i koduar “Shqiponja e Zezë” dhe gjatë finalizimit përveç të arrestuarve janë sekuestruar edhe 200 kilogramë kokainë si dhe disa armë zjarri.

Së fundmi policia ka kryer 9 urdhër arreste ndërsa në total gjatë të gjithë kohës që është organizuar operacioni janë arrestuar edhe 8 personat e tjerë.

Banda shqiptare, dyshohet se shpërndante lëndën narkotike në sheshet kryesore të Romës. Kokaina mbërrinte nga Holanda dhe shitej në Romë: bazat e forta të tregëtimit ishin në San Basilio dhe Tor Bella Monaca. Ndërkohë emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë të ditur nga policia italiane.



Skip to toolbar