Kreu i Shtetit, Ilir Meta duket se ka gjetur disa zgjidhje për krizën politike para se të shkojë me pushime. Burime nga Presidenca thonë se Presidenti Meta do të dalë rreth orës 13:30 të së enjtes në një një konferencë për shtyp. “Para nisjes së pushimeve, Presidenti Meta do japë edhe njëherë zgjidhjet për krizën e rëndë politike në vend”, thonë burimet zyrtare nga Presidenca.
Vetë Meta paralajmëroi të martën se do të dilte sërish në konferencë për mediat, kur tha se nuk është dalja e fundit publike për këtë sezon. Tashmë pritet nëse ai do të propozojë zgjidhje të tjera, apo ato që ka deklaruar më parë në daljet e tij publike, kur ka këmbëngulur për 13 tetorin për të bërë tre palë zgjedhje, ndër to edhe presidenciale, pavarësisht se teoria e tij nuk është mbështetur as nga politika shqiptare dhe as nga faktori ndërkombëtar.