Kaloi vettingun, Komisioneri ankimon vendimin për prokuroren e SPAK

AKTUALITET


Komisioneri publik është shprehur kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë prokuroren e Krimeve të Rënda Manjola Kajana, e cila është kandidate për SPAK, duke kërkuar rihetim nga Komisiooni i Posaçëm i Apelimit.

Vendimi për Kajanën u dha në qershor të këtij viti, por tashmë, ajo do i nënshtrohet një tjetër hetimi. Sipas Komisionerit Publik, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. “Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme”, shprehet Komisioneri Publik.

Komisioneri ka ngritur tri çështje në apelimin e dorëzuar në KPA, konkretisht për kursimet nga paga e prokurores, mbi të ardhurat e bashkëshortit dhe mbi deklarimet kontradiktore të subjektit mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin.

Prokurorja Manjola Kajana e ka nisur karrierën e saj profesionale në vitin 2008 në Prokurorinë e Tiranës, më pas në vitin 2009 është transferuar në prokurorinë e Fierit dhe në qershor të 2014-ës në atë të Krimeve të Rënda, ku edhe vazhdon aktualisht. Ajo kandidon për një vend në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.



Skip to toolbar