Taivani u mbyll.. për 35 euro

AKTUALITET


Pas lajmit se tatimorët i kanë vënë drynin kompleksit të Taivanit në Tiranë, Realstory ka zbuluar akt vendimin e inspektorëve të tatimeve, ku rezulton se kompleksi është mbyllur vetëm për 35 euro.

Nëse shikohet aktvendimi i inspektorëve të Tatimeve duket qartë se bëhet fjalë vetëm për 4.300 mijë lekë të reja, ose 35 euro.


Në akt vendim shkruhet: “Grupi i punës u paraqit dhe ushtroi kontroll në subjektin me adresën e sipërcituar dhe konstatoi se: subjekti rezulton i regjistruar në organin tatimor; subjekti ka të instaluar pajisjen fiskale të cilën e mban në gjendje pune dhe në momentin e kontrollit nuk kishte lëshuar kupon tatimor i konstatuar në një të tavolinë ku ka të shërbyer produktet: ujë 2 shishe 400 lekë, kafe 1 copë 100 lekë, krem karamel 1 copë, 250 lekë, sallatë 1 copë 150 lekë, supe perimesh 1 copë 350 lekë, pene 4 djathërat, 1 copë 550 lekë, karkaleca 1 copë 800 lekë, fileto viçi me vere të kuqe 1 copë 1300 lekë; vlera totale e tavolinës 4300 lekë. Shkelje kjo referuar nenit 122, pika 1 gërma B, rasti (ii). Pasi u regjistrua në sistem, nga grupi i punës u mor masa me bllokim me shirita për 30 ditë kalendarike me logon: Bllokuar-Hetimi Tatimor”, shkruhet në vendimin e inspektorëve të Tatimeve.

Pronarët e kompleksit kanë sqaruar se edhe ky kupon nuk është lëshuar vetëm për neglizhencë të kamerierit që ishte në turn.

Pra kompleksit të Taivanit i është vënë shiriti dhe është bllokuar nga Tatimet për një vlerë 35 eurosh ndërkohë që ky biznes ka mbi 200 punonjës të punësuar.

Ndërkohë pronarët e kompleksit gjithashtu bëjnë të ditur se çështja do të shkojë në gjykatë. /Realstory.al




Skip to toolbar