Francezi fluturon mbi “La Manche”, Zapata kalon kanalin me shpikjen e tij

TEKNOLOGJI


Franki Zapata ka kaluar me sukses në provën e dytë kanalin “La Manche “ me pajisjen e tij fluturuese, pas një përpjekjeje të mëparshme të pasuksesshme muajin e kaluar.

Francezi fluturues përshkoi afro 35 kilometra në vetëm 23 minuta mëngjesin e së dielës. 40-vjeçari Zapata, një ish-kampion i skive arriti të fluturojë me pajisjen e shpikur prej tij, një flyboard i vendosur në këmbë me një shpejtësi deri në 87 km/orë.

Për të realizuar pajisjen dhe për ta vënë atë në punë, qeveria franceze i dha një grant prej më shumë se 1 milion euro, investim i cili rezultoi i suksesshëm. Zapata bëhet kështu njeriu i parë i cili kalon kanalin e La Manche me një pajisje të tillë fluturuese.

Pas kalimit të suksesshëm të detit, ai shpreson që pajisja e tij një ditë të hyjë në treg, si një mjet për t’u përdorur për qëllime ushtarake. Ai arriti në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa turma e priti me brohoritje. Mes emocioneve Zapata tha se nëse kjo është një ngjarje historike apo jo këtë do ta tregojë koha.



Skip to toolbar