Sulmet në SHBA, Meta e Basha: Akte barbare, thellësisht të tronditur

POLITIKË


Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme që i morën jetën dhjetëra personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar Presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan. “Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, shkruan Meta


Ndërsa lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka shkruar në twitter se është i tronditur, ndërsa i cilëson sulmet si “sulme burracak ndaj të pafajshmëve”. “Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit. Shqiptarët në të gjithë botën qëndrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre.”- shkruan Basha në twitter.

Kujtojmë se sulmi i parë ndodhi në një qendër tregtare në Teksas, ku humbën jetën 20 persona, ndërsa i dyti në Ohio, duke shënuar 9 viktima.




Skip to toolbar