Një aksident ka ndodhur paditen e të mërkurës në hyrje të Tiranës, ku një makinën tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Pas humbjes së kontrollit makina është përplasur me bordurat dhe është përmbysur. Në makinë udhëtonte një familje përkatësisht, bashkëshorti që ishte drejtuesi i mjetit, dy fëmijët dhe gruaja shtatzënë.
Policia dhe ambulanca i kanë dhënë ndihmën familjes dhe gjendja e tyre nuk paraqitet kritike, as e gruas shtatzënë.