“Çlirohet” Qerreti e Spilleja, ndjekje penale tatimorëve

AKTUALITET


Aksioni ndaj informalitetit ka liruar edhe 1000 m2 të tjerë sipërfaqe të vijës bregdetare të “pushtuara” nga shezlongët, çadrat dhe karriget e paligjshme të bizneseve private.

Aksioni i policisë është përqendruar në lirimin e hapësirave publike në Qerret dhe Spille, ku janë sekuestruar 200 komplete çadra e shezlongë që kishin zënë hapësirat në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu kanë përfunduar në ndjekje penale përfaqësuesit e subjekteve që kishin zënë hapësirat, përkatësisht shtetasit A.B. dhe E.H., të cilët akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”,  “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe  “Pushtimi i tokës”.

Policia gjithashtu ka çuar në ndjekje penale edhe zyrtarët e tatim-taksave në Bashkinë Kavajë për  shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar këto biznese të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.

Akuzat për procedim penal ndaj tyre janë bërë edhe gjatë operacionit “Plazh i Lirë”  të zhvilluar në Golem dhe në vijim.

Policia ka nisur një aksion të fuqishëm për të goditur informalitetin dhe ka liruar një hapësirë të madhe publike në vijën bregdetare nga veriu deri në jug të vendit duke ia kthyer atë qytetarëve.

Qerret-Spille.Vijon operacioni " Plazh i lirë", në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.Lirohen nga Policia e Kavajës në plazhin e Qerretit dhe në Spille rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.Policia e Kavajës sekuestron rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.Procedohen nga 2 përfaqësues subjektesh konkretisht A.B dhe E.H, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Pushtimi i tokës", pasi në Qerret dhe në Spille këta shtetas kishin zënë hapsirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme. Policia e Kavajës ka përcjellë dokumentat në Prokurori edhe për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", në ngarkim të zyrtarëve të tatim taksave në Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit "Plazh i Lirë" të zhvilluar në Golem, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare.

Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 11. August 2019


Skip to toolbar