Uragani Dorian, pas Bahamasit, 4 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

AKTUALITET


Bahamasi dhe disa rajone të tjera në SHBA janë nën pushtetin e uraganit ‘përbindësh’, Dorian. Stuhia e fuqishme ka goditur ishujt Karaibe të Bahamasit, duke shkaktuar dëme të mëdha në banesa. Shpejtësia e erës nga ky uragan ka arritur deri në 180 km në orë, duke u konsideruar si uragani i dytë më i fortë i Atlantikut me shpejtësi rekord.

Uragani po lëviz me ngadalë derejt perëndimit dhe mund të godasë zona të tjera të bregdetit lindor të SHBA. Aktualisht Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Jugut si dhe Florida kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Deri më tani nuk ka asnjë raportim zyrtar nga Bahamasi për viktima.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganave në SHBA, mësohet se aktualisht ‘Dorian’ po lëviz me ngadalë, ndërsa është përqëndruar në skajin lindor të të Bahamasit. Shtëpitë e më shumë se 17 mijë personave janë prekur nga uragani në ishujt Abaco.

Zyrtarët lokalë u shprehën se në Abaco ka pasur përmbytje të mëdha dhe dëme të konsiderueshme në banesa, ndërkohë që aeroporti ndërkombëtar i Bahamasit është nën ujë.



Skip to toolbar