Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me trupin e pajetë të gjetur në lagjen 5 Maji të Tiranës.
Policia njofton se shtetasi me iniciale J.M. 66 vjeç, ka humbur jetën rreth orës 09:00 të mëngjesit të së shtunës.
66-vjeçari, punëtor ndërtimi, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga skela. Për pasojë është dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pak javë më herët dy punëtorë ndërtimi ndërruan jetë për shkak të rrëzimit të skelës në një pallat 13 katësh në Tiranë. Për këtë ngjarje u arrestuan dy inxhinierët teknikë dhe u shpall në kërkim pronari i kompanisë së skelave.