Nisin punimet, Rama nga Vlora tregon si do shndërrohet Lungomare deri te Uji i Ftohtë

AKTUALITET


Kryeministri Rama ishte i pranishëm në qytetin e Vlorës, ku inspektoi bashkë me kryebashkiakun Dritan Leli punimet për zgjatimin e Lungomares.

Kreu i qeverisë deklaroi se projekti i ri synon transformimin madhor të qytetit bregdetar në një qendër të zhvillimit turistik. Leli dhe Rama vëzhguan hapësirën bregdetare të liruar nga IKMT-ja ditën e premte, e cila nisi operacionin e shembjes së 60 ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare nga Lungomarja deri në Orikum.


Rama bën të ditur se projekti i arkitektit të famshëm belg, Xavier de Geyter, parashikon një transformim të Lungomares gjatë fazës së dytë të punimeve, që do ta zgjasin atë deri të tuneli i Ujit të Ftohtë.

“Projekti i arkitektit të famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i Lungomares, parasheh një transformim spektakolar të këtij segmenti të dytë, ku hapësira deri sot e ngarkuar dhe e ngatërruar nga gjithëfarë ngrehinash e platformash të ndërtuara në vite, do të pastrohet tërësisht e do të rindërtohet në funksion të fuqizimit të imazhit të Vlorës së Rilindur Turistike”, bën të ditur Rama. Kryeministri njofton gjithashtu se do të ketë dhe një fazë të tretë për punimet që do të vijojnë pas tunelit, por kjo është parashikuar për një etapë tjetër.

Vlorë- Nisi faza e dytë e Lungomares me shtrirjen e saj deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë😊Projekti i arkitektit të famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i Lungomares, parasheh një transformim spektakolar të këtij segmenti të dytë, ku hapësira deri sot e ngarkuar dhe e ngatërruar nga gjithëfarë ngrehinash e platformash të ndërtuara në vite, do të pastrohet tërësisht e do të rindërtohet në funksion të fuqizimit të imazhit të Vlorës së Rilindur Turistike🏖⛰#VloraqëDuam❤🌊#ShqipëriaqëDuam☀🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 7. September 2019



Skip to toolbar