Fotografitë e Benit nga Kosova kanë pushtuar ekranin gjigand të “Times Square” në New York.
Shoqata Ndërkombëtare e Sindromës Down ka përzgjedhur foton e pesëvjeçarit Beni Godeni në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvitshëm të saj në kuadër të fushatës sensibilizuese për këta fëmijë.
Beni Godeni është me Sindromën Down dhe është shfaqur bashkë me Fjolla Rracin që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët e të rriturit me Sindromën Down dhe ata me autizëm.
Mediat kosovare shkruajnë se nëna e Benit, Gresa ka qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocionues, ku fotografitë e Benit e kanë ‘pushtuar’ sheshin Times Square në New York.